Gazetari Cim Peka dhe përkrahësi i zjarrtë i Partisë Demokratikë ka bërë një analizë shëndetit të kryeministrit Edi Rama që kohët e fundit përfolet se ka qenë i dobët me shëndetin.

Sipas gazetarit Rama ka qenë në spital dhe sipas tij emrin nga Edi e ka regjistruar me atë të Mustafa Ramës.

Nuk dihet se sa e vërtetë është kjo deklaratë duke marrë parasysh që gazetari është i deklaruar me PD-në. Ja çfarë thotë ai:

‘E kam konfirmuar se ka qenë në spital. Kam publikuar SMS, por se ka qenë i shtruar me emrin Edi Rama apo Mustafa Rama këtë të sqarojë vetë kryeministri kur të vijë. Menjëherë pas kthimit nga Berati është kuruar në spitalin… (përmend emrin e një spitali privat në Shqipëri). E kanë shoqëruar. Nuk ka qenë fare në gjendje të mirë. E kanë mbajtur dhe për krahu madje’, ka thënë gazetari, i ftuar në studion e lajmeve në Ora Neës me Beti Njumën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *