Muaj më parë u zbulua se reperi i hitit “Si bugatti” Skerdi Ago ishte në një lidhje me gazetaren kosovare Vesa Rama. Dyshja u komentua gjatë në media dhe madje Skerdi i propozoi asaj dhe për martesë.

Megjithatë prej kohësh po përflitet se marrëdhënia e tyre nuk po shkon mirë dhe shumë media kosovare kanë raportuar se lidhja mes çiftit të njohur ka marrë fund duke qenë se Skerdi fshiu të gjitha fotot me gazetaren.

Mirëpo, i pyetur së fundmi nga fansat në ‘Instastory’, Skerdi ka folur për herë të parë për ndarjen nga gazetarja duke mohuar çdo thashethem që ka dal.

“A je ndarë nga gruaja, se të gjithë kështu po thonë?”, e pyet fansi, ndërkohë që reperi është përgjigjur shkurt me një ‘Jo s’jam ndarë’ duke treguar kështu se marrëdhënia e tij është shumë mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *