Ditën e djeshme, e ftuar në programin e pasdites “Ftesë në pesë” me Bieta Sulon, ishte këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Valbona Mema.

Sapo ka hyrë në studio, ajo ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me format trupore dhe gjatë bisedës, Bieta e ka pyetur këngëtaren ç’ka bërë me trupin e saj që është në formë kaq të mirë.


“Me një dietë të bukur, kam bërë një betejë me veten time prej 2 vjet e gjysëm dhe ia arrita. Tani jam 56 kile, kam qenë 86. Kam rënë bukur, për 2 vjet e gjysmë, nuk është se kam rënë për pesë ose 6 muaj.”- ka rrëfyer Valbona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *