Në janar të këtij viti, ylli i Arsenalit, Mesut Ozil, zyrtarizoi me fejesë lidhjen prej gati tre vitesh me aktoren turke Amine Gulse.

Vetëm dy muaj pas fejesës së bujshme, çifti ka dhënë për fansat lajmin e bukur se gjatë kësaj vere do të kurorëzohen edhe me martesë. Mirëpo, nuk do të ketë një, por tre dasma madhështore për çiftin.

Sipas mediave turke, njëra prej dasmave do të zhvillohet në Gjermani, njëra në Suedi dhe tjetra në Turqi. Mësohet se vlera e fustaneve të Amine ka arritur shifrën marramendëse prej 500 mijë lirash turke.

Çifti është shprehur për mediat se po e presin me padurim ditën e kurorëzimit dhe kanë treguar se janë impenjuar seriozisht për përgatitjet e tre dasmave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *