Një ëmbëlsirë klasike e mirënjohur dhe e shijshme, por pak persona dinë ta gatuajnë.

Përgatitja e krem karamelit mund të bëhet shumë e lehtë nëse ndiqni hapat e kësaj recete fantastike.

Përbërësit:

– ½ litër qumësht; – 4 të verdha veze; – një bustinë me vanilje; – 200 g. sheqer; – 2 veze të plota

Receta dhe përgatitja:

1.Hidh 4 të verdhat e vezës dhe 2 vezët e plota në një tas, shtoni 150 g. sheqer dhe përzieji të gjitha me një lugë druri derisa sheqeri të shpërbëhet mirë dhe të përftohet një sasi e qartë kremoze.

2. Hidhni qumështin në sobë dhe trazoje bashkë me vaniljen, shkruan ShkodraNews. Hiqeni nga soba dhe lëreni të qëndrojë disa minuta.

3. 50 gramët e sheqerit të mbetur hidhi në pak ujë dhe vëre atë në ngrohje të ulët, pa zierje, dhe prisni derisa të bëhet karamel.

4. Merrni qumështin me vanilje. Hidheni ngadalë qumështin e nxehtë mbi kremin ​​e vezëve dhe vazhdoni ta rrahni plot energji me një lugë druri, në mënyrë që vezët të mpiksen.

5. Gatuaj krem karamelin në furrë në 150 gradë në një tavë me ujë për rreth një orë. Herë pas here kontrolloni se uji nuk flluskon, në këtë rast se po, shtoni ujë të ftohtë.

6. Kur krem karameli të jetë gatuar, hiqeni nga furra së bashku me enën me ujë, dhe lëreni në ujë derisa ai të ftohet.

7. Vendoseni në frigorifer për të paktën gjysmë ore dhe pastaj hiqni atë nga ena.

8. Për një krem karamel me shije të ndryshme, ju mund të përdorni një shkop kanellë në vend të vaniljes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *