Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Elvana Gjata, do të mbajë një koncert madhështor në Prishtinë më 17 shkurt, me rastin e Pavarësisë së Kosovës.


Deri tashmë ishte bërë e ditur se eventi do të mbahej nën mbikqyrjen e bashkëshortes së Kryeministrit, znj. anita Haradinaj. Mirëpo, burime për “Iconstyle” kanë zbuluar detaje të tjera rreth koncertit gjigant.

Koncerti do të mbahet në qendrën kulturore “Klan Kosova” dhe do të nisë pas orës 20:30. Elvana Gjata do të jetë e vetmja këngëtare që do të ndezë atmosferën e sallës me performancën e saj për Pavarësinë e Kosovës.

Në ftesën e publikuar janë shkruar detajet e kodit të veshjes, që është formal, apo veshje për kokteil. Pas koncertit, të ftuarit do të shijojnë pije në “Klan Kosova.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *