Melisa telefonon Arzun por ajo nuk i përgjigjet. Melisa e kupton që Arzu ndodhet me Xhenetin. Sema shkon në dhomën e Melisës teksa ajo ndodhet në këmbë. Melisa sheh Semën dhe shtrihet para se ajo ta shohë. Arzu i tregon Mukadezit për gjendjen në të cilën e gjeti Xhenetin. Ajo fajëson veten. Mukadez i jep kurajo t’i thotë Xhenetit të vërtetën por Arzu nuk e ka të lehtë. Ajo është e shqetësuar që Xhenet dhe Melisa janë bërë arm*ke. Mukadez i thotë se dy motrat do pajtohen dhe e kupton se Arzu ka një hall tjetër.

Arzu i thotë se ka frikë t’i tregojë Xhenetit që është një fëmijë i sjellë në jetë nga një përdh*nim. Mukadez i thotë se është e detyruar t’i tregojë të vërtetën Xhenetit. Arzu vendos t’i tregojë pasi Melisa të shërohet. Xhenet i sheh nishanin në shpatull Arzus dhe dyshon se Arzu është nëna e saj. Selim i kërkon Ozlemit të kthehet në shtëpi. Ozlem i thotë se është e detyruar të qëndrojë tek Sojerët për të mirën e fëmijës që do vijë në jetë. Sema i gjen Selimin dhe Ozlemin duke biseduar jashtë shtëpisë.

Ajo fton Selimin të takojë Melisën. Melisa gëzohet kur sheh Selimin. Ajo shprehet e penduar për gjërat që ka bërë. Mahir i kërkon llogari Arzus. Ai i merr telefonin për ta kontrolluar por nuk arrin të gjejë diçka pasi Arzu e ka me kod. Kaja telefonon Arzun por ajo nuk i përgjigjet. Kaja zbulon se fotot nuk i ka më në usb. Ai nxehet dhe i kërkon Halilit të shohë kamerat e sigurisë. Kaja sheh se Pënar është e infiltruar dhe se fotot i ka marrë Selimi. Halil telefonon Pënarin dhe i thotë të vijë në punë. Xhenet sheh në ëndërr Arzun. Ajo telefonon Selimin dhe i kërkon të vijë. Ozlem i tregon Mahirit se fëmija i gjuajti me shkelm.

Ajo gëzohet dhe vendos dorën e Mahirit në bark. Arzu i gjen bashkë dh zihet me Mahirin. Nilgyn shkon të vizitojë Xhenetin. Ajo i thotë se Xhenetit se nuk do qëndrojë e heshtur pas asaj që Kaja tentoi t’i bëjë Selimit. Ajo kërc*non se do e prishë fejesën e tyre. Selim e dëgjon Nilgynin dhe habitet. Ai zihet me të ëmën dhe shkon pas Xhenetit por ajo largohet. Xhenet qëndron e vetmuar dhe mendon për Arzun. Kaja kërc*non Pënarin me vajzën e saj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *