Dy aktoret kryesore të serialit turk “Dashuri e ndaluar”, Beren Saat në rolin e ‘Bihter’ dhe Hazal Kaya në rolin e ‘Nihalit’, duket se nuk i kanë aspak të mira marrëdhëniet me njëra-tjetrën edhe në jetën reale.

Së fundmi, Nihali është kurorëzuar me martesë dhe ka mbajtur një ceremoni ku ka ftuar kolegë të shumtë nga seriali, mirëpo Bihter nuk ka qenë njëra prej tyre.

Mediat turke zbulojnë se marrëdhëniet mes vajzave nuk janë të mira dhe tashmë nuk kanë asnjë kontakt me njëra-tjetrën. Kujtojmë se në dasmën e saj, as Bihter nuk e ftoi kolegen në film, Nihalin, 3 vite më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *