Përmes videos do të shikoni momentin kur një fëmijë, operohet nga gjuha dhe arrin për herë të parë që të thërriste emrin e së ëmës. Gjuha ee tij para ndërhyrjes ishte aq e madhe sa ai nuk mund të fliste dhe të merrte frymë lirisht, ka mahnitur prindërit e tij duke thënë “Mama” për herë të parë, pas operacionit.

Rory Gofrey, tashmë 1 vjeç e dy muaj, nga Wisconsin i SHBA-së, ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të një sëmundjeje të rrallë, në të cilën foshnja nuk mund të merrte frymë për rreth 100 herë gjatë natës dhe gjuhës së tij e cila rritej çdo ditë.

Mësohet se sëmundja e tij quhej “Beckëith-Wiedemann”, një sindromë e cila ka të bëjë me çrregullime të rritjes së jashtëzakonshme si gjuha, veshka dhe mëlçia. Kjo sëmundje shfaqet tek fëmijët dhe prek 1 në 15.000 fëmijë në të gjithë botën.

Prindërit e tij, Holly 33 vjeç dhe Ben 38 vjeç kanë thënë se kanë përjetuar një tmerr kur shikonin gjuhën e foshnjes teksa rritej çdo ditë, dhe problemet që ai përjetonte gjatë frymëmarrjes.

Dy muaj më parë ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale të suksesshme, ku hoqi një pjesë të madhe të gjuhës së tij. Rory, tashmë 1 vjeç e dy muaj ka rimarrë veten nga operacioni dhe ka mrekulluar prindërit e tij duke shqiptuar për herë të parë fjalën “Mama”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *