Bënë bujë ditën e sotme postimet e aktorit të njohur Rezart Veleshnja i cili akuzonte të dashurën se e kishte tradhëtuar dhe se ajo kishte 4 lidhje paralele.


Vetëm pak orë më vonë me anë të disa videove në Instastory, Rezarti ka sqaruar se i kishin vje.dhur profilin në Instagram dhe deklaron se do e çojë çështjen në prokurori.

“Dua të falenderoj menaxherin që bëri të mundur rimarrjen e faqes time të Instagramit. Mua ma kanë hakuar faqen, nuk e di pse i kanë bërë këto pislliqe. Për momentin jam në Washington dhe nuk kam pasur lidhje fare me Instagramin. Kam qenë 13 orë në udhëtim.
Paska ndodhur kjo dhe jam habitur. I kërkoj shumë falje. Nuk e di kush janë këta dashakeqës që më hakuan Instagramin. Nëse i gjej i kam lënë Allahun dhe policinë.

Nuk e di kush i ka përdorur fotot, por unë kam 3 orë që kam zbritur në aeroportin e Washingtonit dhe kam ngelur këtu. Nuk di kush ma ka bërë këtë punë. Do ta gjejmë me prokurori. Nuk e kuptoj interesin e këtyre njerëzve. Turp i madh është”, shprehet Rezarti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *