Arbana Osmani është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Ditët e fundit ajo ka qenë në qendër të mediave rozë pas disa thashethemeve të cilat thonë se ajo është në prag ndarjeje nga bashkëshorti i saj. Mirëpo nuk ka patur ende asnjë reagim nga Arbana lidhur me këtë lajm dhe po të shohim në Instagramin e saj ajo duket më e lumtur se kurrë.

Foto e fundit e publikuar në instastory e tregon më së miri këtë pasi nëpërmjet saj, Arbana u shpreh se e ka nisur mëngjesin e kësaj të enjte në mënyrën më të mirë të mundshme. Dhe kush më mirë se shoqja e saj Xhemi Shehu ia zbukuron ditën.

“Ky mëngjes ka nisur në mënyrën më të bukur,”-shkruan Osmani. Dy mikeshat e njohura të ekranit i shohim mjaft në formë dhe të kuruara, dhe mesa duket kanë pirë sëbashku kafen e mëngjesit për të vijuar më pas me aktivitetet e tyre të ditës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *