Në orën 19:00 janë mbyllur vendvotimet në të cilat qytetarët patën mundësi që të tregojnë bindjen e tyre kundrejt ndryshimit të emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë Veriore.
Komisioni shtetëror i Zgjedhjeve bëri të ditur se deri në orën 18:30 në votime kanë dal 34.09 % e trupit të përgjithshëm votues.

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkovski, tha se procesi zgjedhor në përgjithësi është duke u zhvilluar në mënyrë të qetë dhe demokratike përveç disa parregullsive në disa vendvotime ku janë ndërmarrë masa për zbardhjen e rasteve.

Komisioni për shqyrtimin e parregullsive në referendum ka pranuar 10 denoncime për parregullsi në procesin e votimit. Sipas kreut të Komisionit, prokurorit, Xhelal Bajrami parregullsitë e paraqitura kanë të bëjnë me fotografimin e personave që kanë votuar, fotografimin e vendvotimeve dhe presione ndaj votuesve. Rasti më i rëndë është regjistruar në Shkup ku një person ka penguar 3 policë në kryerjen e detyrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *