Asht siç ishte paralajmëruar ditën e sotme ka nisur pagesa për kalimin në Rrugën e Kombit, pranë trarëve të vënë nga qeveria në bashkëpunim me koncesionarët për mirëmbajtjen e saj.

Por, përveç nisjes së pagesës ishte njoftuar edhe një protestë, e cila ka dështuar. Ndoshta tarifa e reduktuar ose prania e forcave policore të cilat sëbashku me një ambulancë qëndrojnë në dalje të Kukësit, ka zbehur vullnetin e qytetarëve për të dalë në protestë.

Por, portali “Kukësi Jonë”, ja faturon këtë dështim të protestës Partisë Demokratike, ku sipas tyre ajo e ka pranuar këtë tarifim duke u bërë palë me qeverinë.

Mes rreshtash, Kukësi Jonë, shkruan:

Protesta ditës së sotme dështoi,më shumë kishte përfaqësues të mediave se sa protestues.
Partia demokratike po tregon çdo ditë sa e paaftë është. Sot në oren 11 pritej të fillonte një protestë për trarin e pagesës në qytetin e Kukësit edhe pse kishte ata janë larguar me kokë ulur duke e pranuar këtë vendim, tarifën e rrugës së kombit.”

Si duket kuksianët kanë rënë dakord me vendimin e Këshilli Bashkiak të Kukësit, i cili para disa ditësh deklaroi se tarifimi prej vetëm 100 lekësh është i pranueshëm për banorët rezidentë të Qarkut Kukës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *