Shpesh aromat e këqija mund të shfaqen në gypat e shtëpisë sonë. Në përgjithësi ato janë të pranishme për shkak të akumulimit të sedimenteve, mbetjeve të ushqimit apo edhe mbetjet e insekteve ose kafshëve të vogla që mund të jenë bllokuar në tubacione.

Është e vërtetë se në supermarkete mund të gjejmë ndonjë produkt për pastrimin e tubave. Disa për të hequr bllokimin, ndërsa të tjerët vetëm pastrojnë dhe dezinfektojnë. Megjithatë, shumë prej këtyre produkteve përmbajnë kimikate të rrezikshme, prandaj ne ju propozojmë një produkt të bërë vetë nga duart tuaja dhe që do të rezultojë shumë efikase.

Sodë buke dhe uthull molle

Përbërësit:

1 litër ujë i ngrohtë,
100 ml uthull molle,
100 gramë sodë buke.

Përgatitja:
Në fillim ziejmë ujin në një tenxhere. Sapo të marrë valën shtojmë sodën, uthullën dhe i trazojmë mirë. I lëmë akoma të ziejnë për rreth 5 minuta. Më pas e heqim nga zjarri dhe e lëmë të pushojë për disa minuta. Masën e përgatitur hidheni në tubat e lavamanit dhe mos e përdorni atë për të paktën gjysmë ore.
Do të shikoni që kjo recetë e thjeshtë ka funksionuar më së miri!/Shije.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *