Në ditët e nxehta, secili prej nesh kërkon që çdo produkt i lëngshëm të jetë i ftohtë. Në rastin konkret, uji është më i përdorshmi. Në fakt shijon shumë kur është i ftohtë, por shkakton dëm në shëndet.

Ja disa arsye se përse uji i ftohtë është i dëmshëm.

Kur pijmë ujë të ftohtë, ne ngadalësojmë qarkullimin e gjakut në të gjithë aparatin tretës, pasi dihet që në mjedis të ftohtë, vazat e gjakut ngushtohen, pra bëjnë atë që njihet si vazokonstriksion.

Ushqimet që ne konsumojmë, ndërkohë që pijmë edhe ujë të ftohtë, nuk na shërbejnë aspak si burim energjie. Përkundrazi, energjia që sigurojmë prej tyre, nuk shkon për përballimin e aktivitetit tonë të përditshëm, por për të rregulluar temperaturën tonë të brendshme.

Uji i ftohtë pakëson sasinë e mukusit të sekretuar përgjatë aparatit tretës, gjë që bën të mundur dobësimin e sistemit imun dhe prekjen më të lehtë prej infeksioneve bakteriale, apo virale në traktin gastrointestinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *