Shivai sjell në shtëpi një buall për Anikën dhe i habit të gjithë. Ai i ka sjellë gjithashtu edhe bajgë për t’i kujtuar kohën kur u takuan dhe ajo i gjuajti me bajgë. Shivai përsërit të njëjtat fjalë që i tha atëherë por Anika nuk kujtohet. Shivai i kërkon Anikës t’i gjuajë me bajgë. Anika i gjuan por sërish nuk mban mend asgjë dhe largohet. Prianka kërkon Somian. Anika gjen një letër në dhomën e Somias. Ajo shkruan: Rudra nuk pretendoja që tit a pranojë martesën tonë.

Nuk mund të qëndroj këtu pasi ti mendon se unë jam përgjegjëse për të gjitha problemet. Rudra telefonon Rijan dhe e pyet nëse Somia është me të por ai i thotë se nuk kanë folur. Nga ana tjetër gjyshja është e shqetësuar pasi Texh nuk është dukur që kur Omi shpalli fejesën me Zvetlanën. Anika thotë se duhet të fillojnë t’i zgjidhin të gjitha problemet. Anika thotë se do fillojë me problemin e Tias sepse ajo është e dëshpëruar për të takuar të dashurin. Anika i merr telefonin Tias dhe telefonon Dushjantin.

Të gjithë pyesin Tian kush është Dushjanti por ajo thotë se nuk e di. Anika e telefonon dhe përgjigjet Robin. Tia habitet si ka mundësi që Robin është gjallë. Tias i bie të fikët. Kur vjen në vete ajo e gënjen Shivain dhe i thotë se Dushjant është thjesht një shok. Anika vendos të bashkojë Tian me Dushjantin shkruan revistawho. Kur Tian e zë gjumi Anika shkon tek dhoma dhe merr një foto nga çanta e Tias. Anika i kontrollon telefonon Tias dhe telefonon Dushjantin. Një person ja jep telefonin mamasë së Tias dhe përgjigjet ajo.

Anika dëgjon një adresë dhe e mban shënim. Ajo niset për atje. Prianka gjen një letër në të cilën Anika ka shkruar adresën dhe ja jep Shivait. Shivai niset për atje. Anika arrin tek një shtëpi dhe mundohet të hyjë. Në këtë moment vjen Shivai. Ai insiston që Anika të kthehet por ajo është e vendosur për të takuar Dushjantin. Shivai detyrohet ta marrë në krahë Anikën dhe e fut në makinë. Ata kthehen në shtëpi dhe grinden. Anika thotë se do që të bashkojë Tian me Dushjantin sepse ajo është shtatzënë me fëmijën e tij. Pinki habitet./revistawho.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *