NISENI ME DUSHIN,Futeni koken e dushit per nje nate te tere ne uthull. Lani perdet e dushit ne lavatrice. Nqs keni kabine dushi: perzjeni pak sode buke me uthull, sa te behet ne trajte pastoze dhe lyeni dyert me te, lerini nje ore dhe pastaj pastrojini me nje cope te ashper. Pas shplarjes me uje te bollshem, lerini te thahet mire, qe te mos mbetet lageshti.

Mos harroni: LAGESHTIA ESHTE ARMIKU KRYESOR I HIGJIENES.PLLAKAT,Lyejini me sgrasatore. Hapni ujin e nxehte per nja 5 minuta sa te behet avull dhe pastaj mbylleni deren e banjes per 20 minuta. Pas kesaj rikthehuni ne banje per te pastruar me nje sfungjer. Pas kesaj pastrojini me nje cipe te lagur te shtrydhur mire.

TUALETI / WC,Hidhni fillimisht nje dore sode buke ne gjithe siperfaqen e tij. lereni nja 5 minuta me kapak mbyllur dhe fekojeni me nje sfungjer. me pas shtoni antikalkaren dhe lereni 20 minuta. Ne cdo shplarje qe i beni tualetit, mbajeni kapakun e tij te mbyllur.

LAVAMANI,Hidhni ne te sode buke dhe uthull. Pas nja 5 minutash pastrojeni me nje cope te paster te shtrydhur fort. Kujdes ne cdo cep te tij. lavamani eshte me indotur se vete WC. Mbajtesen e furcave te dhembeve mbusheni me uje e sapin dhe lereni me te nja 20 minuta, pastaj shplajeni mire.

PESHQIRET,Maksimumi i kohes qe mund te lihen ne tualet eshte tre dite. Te duarve duhen nderruar me shpesh. Duhet te rrine ne nje vend nga ku mund te ajrosen nga ventilatori.

VENTILATORI,Hiqeni kapakun e tij dhe zhyteni ne uje dhe sapin. Lereni nja 30 minuta dhe shplajeni mire e thyajeni para se ta rivendosni. Duhet lene ne pune 30 minuta pas cdo dushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *