Tia i thotë mamasë se fëmija është i Robinit por ka paguar doktor Malikun që të ndryshojë rezultatet e ADN-së. Shivai është shumë i stresuar dhe këput kopsën e këmishës. Anika e ndihmon. Pinki i thërret sepse ka ardhur doktor Malik. Ai i jep rezultatin e ADN-së Shivait. Shivai e sheh dhe tronditet.

Texh ja merr letrën dhe u thotë të gjithëve se shkruhet që Shivai është babai i fëmijës. Shivai është i tronditur dhe shkon në dhomën e tij. Anika i çon ushqim. Ai i thotë Anikës se e ndjen që ai fëmijë nuk është i tij dhe është i sigurt që mes tij dhe Tias nuk ka ndodhur asgjë. Tia u thotë mediave se është shtatzënë. Shivai i thotë Pinkit se ka vendosur ta bëjë prapë testin e ADN-së. Anika shkon së bashku me Somian tek klinika e doktor Çaterxhi.

Anika dhe Sahili performojnë për Shivain që ta bëjnë atë të qeshë shkruan revistawho. Shivai këndon dhe kërcen. Të nesërmen në mëngjës Somia sjell rezulatin e ADN-së së dytë. Letra lexon që fëmija është i Shivait. Doktor Çatherxhi e kanë kërcënuar dhe ai është detyruar të ndryshojë rezultatin. Anika përballet me Tian dhe i thotë se do e provojë që fëmija nuk është i Shivait./revistawho.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *