Në fund të fundit, ne mund të kontrollojmë se si ndihemi, por nuk mund t’i kontrollojmë emocionet e njerëzve të tjerë!

Këto janë 8 shenja që tregojnë se dikush ju xhelozon:
1. Lavdërimet false

Kur dikush është xheloz, ju jep një kompliment që tingëllon i sinqertë.
Ata mund të pretendojnë se nuk janë xhelozë. Një mënyrë për të mos “i ushqyer” me të njëjtën ndjenjë është t’ia ktheshë me komplimente të sinqerta. Kjo do ti ndihmonte ata të frenonin këtë ndjenjë kaq të pakëndshme.

2. Minimizojnë suksesin tuaj

Pa marrë parasysh se çfarë keni arritur ose sa keni punuar për ta bërë këtë, njerëzit xhelozë gjithmonë do të përpiqen ta bëjnë të duket sikur gjithçka ka ardhur rastësisht. Qëndroni modestë ndaj arritjeve tuaja. Nëse mburreni, ka gjasa të mbeten xhelozë për ty.

3. Mbështesni suksesin e tyre

Dikush që është xheloz për ju, mund të jetë i prirur për të lëvduar suksesin e tij më shumë sesa vlen, në të vertëtë. Ofrojini lavdërime të sinqerta për arritjet e tyre.

4. Ata janë duke ju imituar

Dikush që është xheloz për ju dëshiron të jetë më i mirë se ju. Ata mund të imitojnë mënyrën si flisni ose mënyrën se si ju visheni, në mënyrë që të ndihen mirë me veten.
Në vend që kjo t’ju krijojë shqetësim, përpiquni t’i inkurajoni që ata të kenë mundësi të shkojnë në rrugën e tyre.

5. Ata ju konkurrojnë

Njerëzit xhelozë janë të prirur të jenë shumë konkurrues, sepse gjithmonë duan të jenë ata që korrin suksesin. Nëse ata përpiqen të diskutojnë me ju për një çështje të punës, thjesht thuani atyre: “Ky nuk është një konkurs”.

6. Festojnë dështimin tuaj

Dikush që është xheloz do të ndihet shumë mirë për ju, kur të bëni gabime, të qortoheni në punë ose në shkollë.
Ndonëse nuk e tregojnë kurrë përballë, ata fshehurazi kënaqen me dështimet tuaja.

7. Flasin pas krahëve

Do të gjejnë gjithmonë një mënyrë për të folur për ju pas shpine. Gjërat që thonë ata mund të jenë me qëllim të keq dhe dëmtues. Ruani qetësinë! Në fund të fundit, ata nuk duan të jenë konfrontues!

8. Ata ju urrejnë

Nëse ka dikush që ju e dini se ju urren për një arsye çfarëdo, padyshim janë njerëzit që ju xhelozojnë. Kjo është e vështirë për t’u pranuar, sepse nuk na pëlqen të jemi të urryer, por është fakt që duhet prnuar.
Nëse nuk mund t’i zbusni këto “antipati”, mbajini sa më larg këta njerëz! Ju nuk keni nevojë për negativitet dhe njerëz që nuk ju duan!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *