Binjakët e porsalindur fillojnë të qajnë pandërprerë në momentin që i ndajnë, kurse kur i ribashkojnë ndalen sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Vetëm disa minuta pasi i solli në jetë nëna e tyre nga Orlando e Floridës, babai i djelmoshave simpatik kishte filmuar momentin kur tentojnë t’i ndajnë infermieret dhe nuk ndalen derisa i ribashkojnë, transmeton Telegrafi.

“Gruaja ime nuk ka mundur ta sheh këtë moment, madje nuk e ka ditur se çfarë po ndodh. Kur ia tregova videon, ajo u emocionua shumë dhe është e lumtur që e kam filmuar këtë moment. Ende qajmë kur e shohim atë”, ka deklaruar Dane, babai i binjakëve.

Dyshja Lisa dhe Dane kanë edhe dy vajza, të cilat nuk po mund të ngopen me përqafimet që po ua dhurojnë vëllezërve të tyre që janë bërë të famshëm në botë fal videos së publikuar në internet. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *