Njëra prej të ftuarve natën e sotme përballë pyetjeve të fëmijëve në emisionin ‘Në kurthin e Piter Panit’, ishte blogerja e njohur Armina Mevlani. Ajo dhe Shkëlzeni janë çifti që po komentohen shumë së fundmi në media, pasi ndjekësit e tyre po presin me padurim martesën për të cilën çifti ka treguar se do të vijë shumë shpejt.

E pyetur nga moderatorja e programit, Alketa Vejsiu, se si Armina ndihej në një familje tropojane, ajo tregoi se ishte shumë me fat:
“Shumë e lumtur që jam pjesë familjes, është një familje shumë tradicionale dhe e ngrohtë. Shkoj çdo fundjavë, ka shumë dashuri dhe bëjnë gatime shumë të mira, ndihem shumë me fat”

Megjithatë Armina nuk i shpëtoi pyetjeve thumbuesve të fëmijëve çapkënë të programit. Njëri prej tyre e pyeti se si ja lan Armina këmbët ‘xhaxhi Berishës’?
“Me flori e meriton t’ia lash”- u shpreh ajo.

Blogerja tregoi më tepër për marrëdhënien e saj me vjehrrën dhe vjehrrin. Armina tha se nuk bën diferencime mes tyre, por u shpreh se me vjehrrën e bashkojnë më shumë bisedat femërore. Ndërsa ish-kryeministri e ndjek në çdo dalje publike dhe ajo dëgjon çdo këshillë të tij.

Megjithatë, pyetjes nëse i drejtohet vjehrrës dhe vjehrrit me mami dhe babi Armina ju përgjigj:
“Është një traditë që e respektoj, por gjithmonë i kam thirrur me emra, Lili dhe doktori”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *