Ajo është një ndër aktoret më të njohura shqiptare, e cila së fundmi në rolin e gruas së Elvis Pupës në “Mfal për shprehjen”, lidhur me tematikën e jetës së përditshme të një çifti shqiptar, duket se pati suksesin më të madh duke argëtuar tej mase publikun shqiptar.

Eglantina Ceno ishte sot e ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, ku i la të gjithë me gojë hapur gjatë hyrjes në studio. Ndryshe nga çdo i ftuar tjetër, aktorja kishte vendosur të vinte në një mënyrë mjaft të veçantë dhe të çuditshme.

Ajo u shfaq krejtësisht e zbathur ndërkohë që kishte veshur një fustan të gjatë me lule, duke i lënë pa fjalë Rudinën dhe publikun që e ndiqte.
“Po vrisja mendjen të vishja një palë taka, por të kam parë gjithnjë në televizor dhe je “kilometrike” dhe thashë: Sado që të vesh taka prapë… dhe erdha zbathur”- tha duke qeshur aktorja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *