Aspirina është një qetësues që përdoret nga të gjithë ne. Zakonisht u jepet pacientëve që vuajnë nga problemet kardiovaskulare për shkak të vetive antiinflamatore që ka, por duke lënë mënjanë anën pozitive që ka për shëndetin tuaj, ai gjithashtu mund të përdoret dhe në fushën e kozmetikës.

Substanca e tij kryesore është acidi salicilik, i cili ka veti të mrekullueshme dhe është armiku kryesor i akneve, njollave të errëta, për problemet e poreve etj.

Maska me aspirinë , kos dhe mjaltë

Kjo maskë është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur dhe ka veti shumë të mira për pastrimin e fytyrës nga aknet dhe nga njollat e zeza. Përzierja është gjithashtu një hidratues shumë i mirë për fytyrën tuaj.

Përbërësit:

  • 5 aspirina
  • ½ lugë me mjaltë
  • 1 lugë me kos

Përgatitja:

  1. Shtypni aspirinat në një enë dhe shtoni në të kosin dhe mjaltin.
  2. I përzieni mirë dhe aplikoni masën e përftuar në fytyrë, në zonën problematike të saj, pasi ta keni larë atë me ujë të vakët.
  3. Mbajeni këtë maskë në fytyrë për 20-30 minuta.
  4. Më pas shpëlani fytyrën me ujë të ngrohtë dhe mbylleni procesin duke lyer fytyrën me krem hidratues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *