Jeta private e Erik Lloshit ka qenë për një kohë të gjatë në qendër të vëmendjes së mediave e sidomos lidhja e tij me modelen Jola Progri. Pas 5 vitesh së bashku shtatorin e vitit të kaluar dyshja i dhanë fund.

Ata fshinë nga Instagrami të gjitha fotot ku shfaqeshin bashkë dhe ndarjen e tyre e konfirmoi edhe vetë këngëtari pak më vonë.

Eriku tani ka shpallur fejesën me një vajzë tjetër me të cilën siç deklaroi në një intervistë për “Thumb”, është lidhur 1 muaj pas ndarjes nga Jola.

“Që nga momenti që jam ndarë jam lidhur me vajzën që kam në krah, rreth një muaj mbrapa. Mora një vendim në jetën time për 6 muaj, që nuk e kam marrë për 5 vjet kur kam qenë me dike. Ndonjëherë jeta është e çuditshme dhe ne artistët jemi të tillë në vendimet që marrim”, u shpreh Eriku.

Ndërsa ish-e dashura e tij, Jola Progri ka postuar sot në Instastory një video ku shihet në makinë dhe dëgjohet duke kënduar një frazë nga kënga “Fund” e Majkut.

“Gjithçka që me ty e ndërtova, e prisha vet unë fund i dhash. Gabova, e kuptova që tepër von o tash”, këndon Jola duke lënë të kuptohet se mund të ketë qenë ajo arsyeja e ndarjes dhe se është penduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *