Disa persona janë shumë të fiksuar pas pastërtisë, ndërsa të tjerë janë aq shumë rrëmujaxhinj saqë gjithmonë themi se këta kështu kanë lindur dhe nuk mund të ndryshohen.

Ndoshta s’e keni menduar kurrë më parë dhe keni zgjedhur të besoni se punët e shtëpisë ose i keni në gjak, ose jo, por ja që si gjithmonë horoskopi vendos se kush janë shenjat që e duan pastërtinë dhe kush janë më “pisanjose”.

Shenjat më pisanjose si më poshtë:

1-Shigjetari

Shigjetarët nuk qëndrojnë shumë kohë në shtëpi. Ata shkojnë për të mbaruar thjesht disa punë dhe largohen. Ne këtë mënyrë shmangin punët e shtëpisë dhe shumë gjera i neglizhojnë për në momentin e fundit. Justifikimi i tyre më i mirë? “Kam gjëra të tjera shumë më të rëndësishme për të bërë”.

2-Akrepi

Eh sikur shtëpia te pastrohej vetë! Akrepat ëndërrojnë gjithmonë të zgjohen në një shtëpi te pastër e të rregullt, por kur bie fjala të bëjnë punët në shtëpinë e tyre nuk e vënë edhe aq ujin në zjarr, madje justifikohen duke thënë nuk kam kohë.

3-Binjakët

Për sa i përket rregullit dhe pastërtisë binjakët nuk janë në nivelin e duhur. Në përgjithësi i bëjnë gjërat shpejt e shpejt sa për t’u quajtur e pa ju dhënë rëndësi detajeve të vogla, madje shpeshherë i grumbullojnë punët për t’i bërë në një moment kur të munden.

4-Peshqit

Përfundimisht peshqit janë shumë të çrregullt dhe nuk ju pëlqen aspak të bëjnë punë shtëpie. Kjo gjë mund të ndodhe shumë rrallë vetëm kur i shtyjnë të tjerët.

5-Gaforrja

Gaforrja është shenja më e çrregullt dhe pak e fiksuar pas pastërtisë. Të ndjeshëm dhe nostalgjikë në shpirt, ata ruajnë objekte të hershme që ju kujtojnë të shkuarën. Organizimi dhe pastrimi i shtëpisë ndodh në raste shume te rralla dhe sigurisht sa më shumë objekte mbledhin, aq më shumë ulet mundësia që t’u fshijnë pluhurin të paktën një herë në vit.

Shenjat më pastërtore të horoskopit:

1-Virgjëresha

Virgjëreshat kanë gjithmonë nevojë të kontrollojnë gjithçka dhe të jenë të organizuar, prandaj janë edhe më maniaket për pastërti e rregull. Ato sistemojnë bibliotekën sipas rendit alfabetik, i seleksionojnë veshjet sipas ngjyrave, nuk lënë asnjëherë papastërti ne shtëpi dhe duan që gjithçka të shkëlqejë.

2-Bricjapi

Duke qenë se rrëmuja është ajo çka urrejnë më shumë, nuk është çudi që bricjapi të renditet në vendin e dytë të listës. Në shtëpinë e personave te kësaj shenje çdo gjë është e mirë organizuar dhe çdo centimetër katror i shfrytëzuar si duhet.

3-Demi

Edhe pse duken disi te plogët, demat janë goxha të organizuar dhe pastërtorë. Ata kujdesen për çdo detaj në shtëpi në mënyrë që kur të vijë ndonjë i ftuar të jetë çdo gjë në vendin e duhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *