Ylli i muzikës popullore shqiptare Sinan Hoxha është një nga më të dashurit për publikun.

Po ashtu edhe historia e tij e dashurisë me bukuroshen Andrra Destani shkakton mjaft kureshtje.

I ftuar në emisionin “Boom” Hoxha ka treguar sesi ka qenë takimi i parë i mamasë së tij me Andrrën, bashkëshorten e tij aktuale. Sipas tij takimi i tyre nuk ka qenë dhe aq i mirë.

“Takimi i parë ka qenë skandal. Mamaja ime mezi e priste, ç’të të them!? Takimi i parë, sapo hyn kjo [Andrra] mamaja ime fillon të qajë dhe merr e i puth dorën. Mua komplet më ra tavani sipër kokës. Mamaja ime t’i puthte dorën Andrrës? E mora shumë keq, nuk e di. Edhe sot e kësaj dite mamaja ime bëhet palë me Andrrën, ‘Ej!’, – thotë. ‘Ka lënë Gjermaninë ka ardhur në Tiranë për ty,”-u shpreh Sinani.

Çifti sot kanë edhe një djalë me emrin Ansi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *