Sipas astrologes Meri Shehu, një shenjë në veçanti do t’i buzëqeshë fati ditën e nesërme.Ujori do të marrë dhurata të rëndësishme dhe do të shpërblehet me një ofertë të re pune, ose ngritje në karrierë.

PARASHIKIMI ASTROLOGJIK

Ndriçimi i brendshëm do të na shoqërojë gjatë gjithë javës dhe një zë i brendshëm do të na udhëheqë. Sot dita mbart energjinë pozitive midis diellit në peshk me Jupiterin ne akrep. Dielli në peshk propozon ëndrrën që sjell frymëzimin me qëllim që të realizojmë qëllimet tona. Ndriçon rregullat e Jupiterit dhe Jupiteri nga ana e tij e përhap më shumë këtë dritë. Dielli simbolizon dritën e ekzistencës. Jupiteri e përhap këtë dritë duke na sjellë mbrojtje dhe dhurata.

Në çështje praktike do ta kërkojmë forcën në anën materiale. Në marrëdhënie personale do kërkojmë pasionin dhe dëshirën. Do kërkojmë të jetojmë çaste te fuqishme dhe romantike. Në jetën sociale dhe politike do kërkojmë të zbulojmë prapaskenat dhe t’i sjellim në dritë. Në një çështje më të thellë spirituale do njohim veten, do frymëzohemi dhe do bëjmë zbulime shpirtërore.

APOKALIPSI SHPIRTËROR

Dashi mund të gjejë një rrugëdalje të paimagjinueshme në problemet e veta.

Demi do krijojë aleanca të fuqishme dhe në jetën personale do ketë njohje shumë të suksesshme.

Binjakët mund të kenë ngritje në detyrë apo të fitojnë një çështje që dukej e humbur.

Gaforret mund t’i rikthehen dashurisë si një projeksion i së ardhmes pa të cilin nuk bëjnë dot.

Luani mund të fitojë një çështje të rëndësishme ligjore që lidhet më shtëpinë, punën apo martesën.

Virgjëresha do ketë takime shume të rëndësishme bashkëpunuese.

Peshorja do ngrejë lartë kërkesat e saj ekonomike dhe ka shanse të fitojë në rastet më të shumta.

Akrepi fiton një betejë me dashurinë dhe kjo e bën të pamposhtur në kauza të tjera.

Shigjetari e gjen lumturinë çuditërisht larg në mendje por pranë në familje.

Bricjapi do ketë lajme shumë të mira në lidhje me planet e tij dhe realizimin e qëllimeve.

Ujori do ketë një oferte të rëndësishme në lidhje me karrierën dhe një shpërblim ekonomik të mirë.

Peshqit do kuptojnë që askush nuk jua prish dot planet dhe të ardhmen që duket shumë optimiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *