Aktori turk Berkay Ates u bë i njohur në Shqipëri nga seriali “Nënë” ku luante rolin e “Xhengiz”, një rol negativ por që i dha famën e madhe në shumë shtete ku seriali u transmetua.

Aktori 31-vjeçar në jetën reale prej më shumë se dy vitesh është në një lidhje dashurie me një aktore shumë bukuroshe.

Ajo quhet Funda Eryigit dhe ka luajtur disa role në seriale ku më i spikaturi është ai i “Belgin” në serialin Karadayi.

Berkay dhe Funda postojnë rrallë foto me njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe lidhja e tyre është zbuluar nga mediat turke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *