Omkara dhe Rudra tallen me Shivain për Anikën. Shivai i thotë të ndalojnë sepse Tia është e mërzitur dhe se duhet t’i kërkojë falje për atë që ndodhi. Anika kalon andej dhe Shivai kthehet në kuzhinë dhe bën sikur po pi ujë që mos të përballet me Anikën. Anikës i duhet të marrë pjesën e byrzylykut që i ra kur Shivai po e përqafonte.

Anika i thotë Shivait se duhet të flasë me të. Shivai i thotë se nuk do. Anika i kujton momentin kur ai e përqafoi. Shivai i thotë se ishte keqkuptim përndryshe ata të dy nuk mund të kenë kurrë gjë bashkë. Anika i thotë më mirë pi helm. Ajo mundohet të marrë pjesën e byrzylykut që ka ngecur tek ora e Shivait por papritur ai kthehet dhe Anika përfundon shumë pranë tij.

Omkara dhe Rudra i shohin dhe komentojnë. Menaxheri i thotë Shivait se ajo gruaja që u lirua nga burgu do që ta takojë. Shivai i tregon Omkarës dhe Rudrës dhe ata vendosin të shkojnë bashkë. Të tre shkojnë në një konferencë ku është edhe Gajatri. Ajo nxehet kur i sheh dhe thotë se bashkëshorti i saj dinte një sekret për familjen Oberoi por nuk e tha sepse ata e vranë.

Shivai i thotë se ata nuk ja vranë bashkëshortin por ai vrau veten. Gajatri thotë se do hakmerret dhe i drejton armën Shivait shkruan revistawho. Ajo qëllon. Omkara tërheq Shivain dhe plumbi qëllon dorën e Rudrës. Shivai dhe Omkara tronditen. Rudra bie në tokë. Shivai dhe Omkara e mbajnë. Shivai nxehet dhe shkon tek Gajatri. Truprojat e mbajnë.

Omkara i thotë Shivait të qetësohet sepse plumbi thjesht e ka prekur Rudrën dhe ai është mirë. Shivai kërcënon Gajatrin se do e vrasë. Ata kthehen në shtëpi. Rudra u thotë të gjithëve se u qëllua. Gjyshja dhe Xhanvi vrapojnë për tek ai. Rudra përfiton nga situata dhe llastohet. Shivai dhe Tixh shohin lajmin që Gajatri i qëlloi Rudrës për shkak të vdekjes së Ashokut.

Tixh telefonon Zvetlanën dhe i bërtet pse nuk e ka mbuluar çështjen e vdekjes së Ashokut. Gjyshja i thotë Shivait se e ndjen që ai po i fsheh diçka. Shivai i thotë se nuk do lejojë kurrë që vëllezërve të tij t’u ndodhë diçka. Anika i sheh dhe habitet që Shivai i do kaq shumë vëllezërit e tij por përsëri sillet keq me të. Ajo përpiqet të kuptojë kush është Shivai: ai që e urren Anikën apo ai që i do shumë vëllezërit e tij./revistawho.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *