Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja makabre në Patos të Fierit ku burri mbyti me litar gruan e tij të moshuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth një vit më parë, por mjeku i urgjencës ka bashkëpunuar me Namik Velajn dhe e ka deklaruar si vdekje nga hipertensioni.

75-vjeçari ka kryer krimin e rëndë me një gjakftohtësi të plotë, ndërsa menjëherë pas vdekjes së saj ka thirrur mjekun e urgjencës. Ky i fundit nuk ka konstatuar shenja dhune dhe ka menduar se Vreke Velaj mund të kishte vdekur nga hipertensioni.

Pas kësaj plaku i cili e kishte mbytur me litar në fyt e veshi gruan me rrobat e saj më të mira dhe i mbuloi qafen me një shall, që ajo e ruante si kujtim nga vajza që nuk jetonte më.

Namik Velaj iu kërkoi edhe të afërmve të gruas të mos ia preknin shallin që e kishte amanet nga e bija, duke u përpjekur kështu të mbulojë shenjat e krimit të tij, shkruan Balkanëeb. Por kunatat e së ndjerës pikasën poshtë shallit hematoma të zeza të shkaktuara nga litari me të cilin gruaja u mbyt.

Pas kësaj të afërmit e gruas denoncuan në polici dhe menjëherë nisën hetimet, të cilat konkluduan se 74-vjecarja ishte vrarë nga bashkëshorti.

Nuk dihen ende arsyet që e kanë detyruar të moshuarin të bëjë këtë krim të rëndë, megjithatë pritet që dëshmia e tij të qartësojë gjithë pikëpyetjet.

75-vjeçari është arrestuar së bashku me mjekun Ilir Tanku i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 3 janar të 2017 ndërsa i moshuari ka arritur ta mbajë të fshehtë për një kohë kaq të gjatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *