Ajo që ka ndodhur në një familje në Elbasan është kthyer në një tragjedi. Xhaxhai dhe nipi ndahen nga jeta në një ditë. Në kohën kur familja përgatitej për të përcjellë në banesën e fundit njërin anëtar të familjes, ka vdekur dhe tjetri.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, ku 51-vjeçari R.Osmani banues në Elbasan, i punësuar si menaxher në dyqanin e tregtimit të pajisjeve për furra e pastiçeri, ka gjetur vdekjen. Nga veprimet paraprake nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera, duke bërë që të dyshohet për vdekje natyrale.

Pak orë më vonë, në ambientet e morgut të spitalit Elbasan, ku kishte shkuar për të parë kufomën e xhaxhait ka gjetur vdekjen Astrit Osmani, 44 vjeç banues në Elbasan. Vdekja e 44-vjeçarit ka ndodhur në gjendje shoku, pasi ka parë kufomën e xhaxhait, ndërkohë që ai vuante edhe nga zemra.

Astrit Osmani ka pësuar infarkt, duke mos e përballuar dot skenën e rëndë me kufomën e vëllait të të atit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *