Dhënia e 12 miljeve det Greqisë nga bisedimet e Kotzias me Bushatin kanë ngjallur reagime të shumta tek qytetarët, ku të gjithë kanë shprehur pakënaqësi në forma të ndryshme.

Mbrëmë kemi parë që rrjeti u mbush me statuse dhe fotografi tallëse dhe ironike për dy ministrat e Jashtë, respektivisht Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushati, por korçari Ilir Vrenozi ka zgjedhur një mënyrë epike siç di vetëm ai.

Me një fshesë në dorë dhe me një bejte që e këndon, Vrenozi e ka titulluar këngën e tij “Rama dhe deti”.

Pas disa minutave “këngë”, Vrezoni i drejtohet kryeministrit Rama me fjalët:

Mos i prek trojet shqiptare se do t’i tredh k*qet Edi Rama!”

Nëse të gjithë do të revoltoheshin si Ilir Vrenozi, mbase sheshi në Tiranë sot do gëlonte nga populli protestues…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *