Shokuese, por në realitet asnjë fjalë nuk mund ta përshkruajë atë që me të vërtetë ka kaluar Gabrielle Barrett në prag të Vitit të Ri. Ajo ishte vetëm 4 vjeçe dhe u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Sumpter Township, Michigan, me plagë dhe shenja djegie në pjesën më të madhe të trupit të saj.

Nëna 24-vjeçarja Candice Renea Diaz dhe i dashura i saj 28-vjeçar Brad Edward Fields akuzohen se kanë kryer vrasjen e tmerrshme.

Vajza e vogël kishte në trupin e saj shenjat e dhunës që i kishin shkaktuar prej një kohe të gjatë dy njerëzit që duhej t’i jepnin dashurinë dhe mbrojtjen e tyre, por në vend të kësaj ishin zemëruar si kafshë mbi të.

Pas krimit nëna dhe i dashuri i saj u larguan me makinë.

Policia e Miçiganit i shpalli në kërkim dhe çifti torturues kërkohet për tortura, abuzime dhe vrasje të fëmijëve.

Autopsia e vogëlushes u krye më 3 janar, pasi u gjet e vdekur më 1 janar pa shenja jete.

Historia ka prekur mbarë botën dhe është bërë virale në internet si apel kundër dhunës ndaj fëmijëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *