Përbërësit

1 kg miell
500 ml ujë të vakët
50 gr maja e njome ose 25 gr maja e thate
3 luge sheqer
1 luge kripë
100 ml vaj
majonez
susam
250 gr margarinë

Kifle pa qumësht dhe pa vezë
Hapat

1
Majen e tretim ne ujin e vaket me 1 luge sheqer.

2
Ne kese mase shtojme sheqerin e mbetur,kripen,vajin dhe miellin e mbajtur ne temperature dhome.

3
Perzijme duke bere nje brum te bute (mund te shtoni akoma miell)me rendesi qe brumi te jete i bute dhe te mos ngjitet per duar.

4
Menjehere fillojme proceduren ne tavolenin e punes te permillur nxjerrim brumin(nuk leme as majen te fermentohet,as brumin te dyfishoje vellimin).

5
Nga brumi ndajme 5 toptha te cilet i bejme te gjate dhe te cilet i ndajme dhe nga 10 toptha te vegjel secilin.

6
Secili topth te vogel e holllojme ne pete me forme ovale dhe mbeshjellim ne forme roleje.

7
Radhisim ne tepsi te lyer me pak margarin ose vaj.

8
Nga kjo mase brumi mbushen 2 tepsia te shporetit te rrymes te medha.

9
Pastaj i leme per dy ore ne ambient te ngrohte te mbuluara me lecke kuzhine.

10
Kiflet e fryra i lyejme me majonez(kjo eshte e vecanta e kesaj recete) dhe shtojme susam persiper sipas deshires.

11
Pjkeim ne 200 grade per 25-30 minuta apo derisa te marrin ngjyre te kuqrremt duke pasur kujdes te mos digjen.

12
Ne ndekrohe shkrijme margarinen derisa te vloje por mos te digjet,pastaj secilen kifle te ngrohte i lagim me nga 2-3 luge margarine(ose ashtu si jan ne tepsi u qet nga gjysmen e margarines ne secilen tepsi persiper kifleve)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *