Zëvendëskryeministri i dhe shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli gjatë udhëtimit me aeroplan për në Kosovë, ka njoftuar se ka përfunduar vizitën që ka zhvilluar në Slloveni.

Ai tregon se gjatë kësaj vizite ka takuar presidentin slloven Borut Pahor, kryetarin e Parlamentit, Milan Brglez dhe ministrin e jashtëm, Karl Erjavec.

Postimi i Pacollit në Facebook:

“Vizita ime në Slloveni përfundoi sot pas dite. Takime konstruktive dhe shumë miqësore me Presidentin slloven Borut Pahor, kryetarin e Parlamentit Milan Brglez dhe ministrin e jashtem Karl Erjavec. Konfirmim i fuqishëm i mbështetjes së integrimit të Kosovës.“, ka shkruar Pacolli, duke postuar edhe linkun e videos në YuoTube të vizitës së tij në Slloveni./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *