Erik Fullani djali ish-guvernatorit Ardian Fullani i ftuar sot tek “Rudina” në televizionin Klan tregoi për jetën e tij private dhe biznesin që ka hapur së fundmi. Produktet që ai tregton si picat apo hamburger-at kanë tërhequr gjithmonë vëmendjen e konsumatorëve për shkak të emrave të veçantë që Eriku u ka vendosur.

Djali i ish-guvernatorit pranoi se është në një marrdhenie duke qënë se pica më e shtrenjtë mban emrin e të dashurës së tij, Maria Kiara.

Erik Fullani gjate bisedës me moderatoren e emisionit u shpreh: “Për emrat jam frymëzuar nga njerëzit e mi të dashur. Fiona është emri i motrës sime, ndërkohë Maria Kiara është emri i së dashurës sime, kështu ia kam vënë emrat dhe picave.

Dhe pica Maria Kiara është pica ime e preferuar dhe është më e shitura. E dashura ime më ka suportuar shumë, ma ka bërë shumë më të lehtë. Ajo studion për Menaxhim Biznes dhe vjen shumë shpesh tek biznesi im”.

Eriku tha se ai nuk ka preferuar ta bëjë publike marrdhënien me të dashurën, sepse njerzit më të rëndësishm për ta e dinë që ata janë bashkë dhe pak rëndësi ka nëse do të zbulohet marrdhënia e tyre në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *